Elon Musk së bashku me disa njohës të inteligjencës artificiale iu kanë bërë thirrje zyrtarëve të “Open AI” që të ndalojnë zhvillimin e bashkëbiseduesit të njohur, ChatGPT, pasi në të kundërtën, shoqërinë e presin rreziqe të mëdha.
Nëpërmjet një letre, Musk me 1.000 nënshkrues të tjerë kanë bërë thirrje që të ndërpriten trajnimet për përdorimin e ChatGPT-së për të paktën gjashtë muaj, shkroi “CNET”.
“Sistemet e AI me inteligjencë konkurruese ndaj njeriut mund të paraqesin rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin, siç thuhet në kërkimet e gjera dhe të pranuara nga laboratorët më të mirë të AI”, u tha në letrë.
Ajo u bë publike pas lansimit të CHAT-4 të “Open AI”, një model më i madh që fuqizon versionin premium të bashkëbiseduesit.
Për të kryer detyra komplekse me CHAT-4 nevojiten trajnime të gjera për përdoruesit. E kjo po konsiderohet e rrezikshme në këtë fazë.
ChatGPT shpërtheu në nëntorin e 2022-s dhe ka aftësi të shumta për t'i kryer një numër të punëve që aktualisht kryhen nga njerëzit. E ardhmja teknologjike është ende e paqartë, ndonëse është vlerësuar se janë dridhur themelet e shumë profesioneve.
Në këtë bashkëbisedues, inteligjenca artificiale u përgjigjet pyetjeve të njerëzve.