“OneWeb”, kompani rivale e Starlinkut, po synon ta bëjë mbulimin global të internetit satelitor, pasi ka arritur t’i lëshojë 36 satelitë shtesë, raporton CNBC-ja.
Ky lansim po konsiderohet historik për kompaninë, derisa synim i saj që nga 2012-a kur ishte themeluar, është të transmetojë internet me shpejtësi të jashtëzakonshme për një largësi të madhe.
“OneWeb” është kompani ndërkombëtare me seli në Britaninë e Madhe, në krye me Greg Wylerin.
Ajo do t’i lëshojë edhe disa satelitë në muajin qershor, për të ofruar mjaftueshëm internet në çdo vend të globit. Nga kompania kanë thënë se secili cep do të mbulohet me internet, e ndër tjera edhe shkretëtirat, pyjet, malet dhe Himalajet.
Firma ka konkurrent të fortë Starlinkun, që tashmë ka lansuar mijëra satelitë në hapësirë.