Gjiganti kinez i motorëve të kërkimit Baidu, ka anuluar të hënën lansimin e planifikuar të produktit të transmetimit të drejtpërdrejtë “Ernie bot” si ChatGPT-ja, të cilin e ka reklamuar si të hapur për mediat dhe publikun, raportoi të hënën Reuters.
Transmetimi në internet, i planifikuar për të hënën pasdite, u kalua në një takim me dyer të mbyllura me grupin e parë të kompanive që po testojnë produktin, ka thënë Baidu në një deklaratë.
Arsyeja e ndryshimit të formatit ishte për “të kënaqur” kërkesën e fortë nga 120 mijë kompani që kishin aplikuar për të testuar “Ernie bot-in”.
Aksionet e Baidus të listuara në Hong Kong ranë deri në 4.5 për qind të hënën në mëngjes në raportet fillestare të anulimit.
“Ernie bot”, deri tani përgjigjja më e afërt e Kinës ndaj ChatGPT-së të zhvilluar nga SHBA-ja, u lansua më 16 mars nga CEO i Baidua, Robin Li.
Çmimi i aksioneve të kompanisë ka rënë, ndërsa prezantimi ishte ende duke u transmetuar drejtpërdrejt, por u rikuperua të nesërmen, pjesërisht për shkak të kërkesës së fortë nga sektori i korporatave kineze për inteligjencën artificiale gjeneruese.