Tech

Elon Musk ishte përpjekur dhe kishte dështuar të merrte kontrollin e OpenAI më 2018-n

Sipas një raporti nga Semafor, Elon Musk kishte provuar dhe kishte dështuar të merrte kontrollin e OpenAI në vitin 2018, krijuesit të ChatGPT.

Musk ishte pjesë e një grupi të vogël që ka themeluar laboratorin AI më 2015 si një organizatë jofitimprurëse, me synimin për të ndarë kërkimet në inteligjencë artificiale në të mirë të shoqërisë.

Por nga fillimi i 2018-s, sipas Semafor, Musku ishte i shqetësuar se kompania mund të përfundonte pas Google. Ai raportohet se ka ofruar të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të OpenAI dhe ta drejtonte vetë, por ishte refuzuar nga themeluesit e tjerë përfshirë Sam Altman dhe Greg Brockman, që sot janë udhëheqës të OpenAl.

Musku dorëheqjen më 2018 duke cituar një konflikt interesi në lidhje me punën që bënte te Tesla. Ai gjithashtu u tërhoq nga premtimi i investimit të 1 miliard dollarëve, duke kontribuuar vetëm 100 milionë dollarë përpara se të largohej.

Ai e la OpenAI me një problem të madh financiar ndërsa kompania po zhvillonte modelet në shkallë të gjerë si DALL-E dhe seritë GPT të gjenerimit të tekstit. Më 2019, OpenAI ka thënë se do të krijonte një organizatë tjetër për të financuar kërkimin dhe shpejt u afrua Microsofti që financoi miliarda dollarë dhe resurse duke siguruar nga ana tjetër licencat e përdorimit të teknologjisë së saj në produktet e Microsofit.

Kthimi i OpenAI nga Microsoft ka ndryshuar mënyrën sesi kompania ndan kërkimet e saj. Kur OpenAI zbuloi modelin më të fundit gjuhësor GPT-4, ka thënë se kishte qenë i disponueshëm në Bing Chat më herët dhe nuk dha detaje sesi ishte krijuar apo çfarë të dhënash ka përdorur për trajnimin e saj.

Të dy kompanitë që kur janë bashkuar kanë lansuar shërbime dhe produkte AI me ritme të larta. Microsoft integroi AI në Office dhe Windows, ndërsa OpenAI ka thënë se do të zgjeronte fuqitë e ChatGPT përmes shtojcave.