Tech

Huawei zbulon modelet e fundit të telefonave të mençur

Është prezantuar telefoni i mençur më i ri i markës kineze, Huawei.

Richard Yu, kryeshefi ekzekutiv i “Huawei Consumer Business Group”, është personi i angazhuar për t’i ndarë të gjitha hollësitë rreth serisë P60. Pajisjet e reja e përfshijnë teknologjinë më të avancuar të kamerave të telefonave të mençur.

Seria e re e telefonave përbëhet nga tri modele, P60, P60 Pro dhe P60 Art.

P60 është seria e parë prej se kompania ndaloi shfrytëzimin e kamerave të bashkëprodhuara nga Leica. Në vend të kësaj, seria e re e telefonave mobil vjen me një kamerë të re, XMAGE, që ka dhjetë variacione të hapjes midis F1.4 dhe F4.0.

Yu deklaroi se kamerat ofrojnë më shumë detaje në mjedise me dritë të errët, falë një zmadhimi të fuqishëm të periskopit, i cili nuk është parë më parë në telefonat e mençur.

“Marrja e dritës nga kjo kamerë është 488 për qind më e mirë se ajo e telefonave mobil të kompanive konkurrente, duke e bërë këtë seri ta ketë një epërsi të avancuar në treg”.

Kamerat e modeleve P60, P60 Pro dhe P60 Art, përfshijnë një kamerë me kënd ultra të gjerë 13 megapikselë, dhe një kamerë telefonike me periskop 12 megapikselë dhe me zmadhim optik 5x.

Shitjet në Kinë fillojnë më 30 mars me një çmim prej 657 deri në 876 dollarë.