Përdoruesit e rrjetit social Twitter kanë nisur një fushatë online. Ata po kërkojnë që shefi i këtij rrjeti, Elon Musk, ta ndërrojë ngjyrën e butonit “Like”, nga e kuqja në të kaltër. "
Kjo kërkesë ka marrë mijëra “reagime” pozitive nga përdoruesit, duke dashur që ky buton të ketë ngjyrën e njëjtë si logoja dhe shumica e dizajnit të Twitterit.
Elon Musk kur mori udhëheqjen e Twitterit kishte paralajmëruar se do të sillte ndryshime “rrënjësore” dhe se do t’i dëgjonte kërkesat e përdoruesve besnikë.
Ndryshimi i fundit në Twitter ishte shfaqja e numrit të përdoruesve nëpër postime.