Tech

Apple pritet të lansojë versionin e veçantë të iPhone 14

Apple pati prezantuar një version ngjyrë të gjelbër të linjës së iPhone 13 muajin mars të vitit të shkuar. Sipas disa raportimeve në rrjetin social në Kinë, Weibo, kompania do të befasojë sivjet me një ngjyrë të re për iPhone 14.

Nuk është ende e konfirmuar, por pritet që Apple të sjellë një iPhone 14 me ngjyrë të verdhë. “MacRumours” ka raportuar se tashmë kompania po planifikon të prezantojë një produkt të ri javën e ardhshme. Data ndërlidhet me njëvjetorin e lansimit të modelit të iPhone 13 të gjelbër më 8 mars 2022.

Image

iPhone 13 dhe ai 13 Mini u prezantuan në ngjyrë të thjeshtë të gjelbër, ndërsa më të veçantë ngjyrën e patën iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. Mbetet të shihet a do të ketë dallime në linjën e re.

Nuk do të jetë hera e parë që Apple lanson telefon me ngjyrë të verdhë. Kompania pati lansuar një iPhone 11 të tillë më 2019, iPhone XR më 2018 dhe iPhone 5C më 2013.