Tech

Mbi 30 emoji të rinj së shpejti në iPhone

Mbi 30 emoji të rinj së shpejti do të jenë në iPhonen e juaj.

Apple është duke finalizuar, por zbulohen disa prej emojive të rinj që do të jenë në iPhone, raporton “The Sun".

Ka tri emoji me zemra në ngjyra të reja.

Pronarët e iPhonet do të jenë të lumtur të shohin emojin me zemër rozë – një nga më të kërkuarat për disa vjet.

Mirëpo, ka edhe shumë tjera, e njerëzit janë duke shikuar se çfarë nënkuptojnë secili prej emojive.

Shumica mendojnë se fytyra që dridhet nënkupton frikën apo stresin. Kuptimi varet se si interpretohet nga përdoruesit.

Ka edhe disa emoji të duarve, si dhe simbole të WiFi.

Adhuruesit e Applet do të jenë të lumtur të shohin më tepër emoji kulturor, si emojin e Khandas.

Ka edhe emoji të kafshëve.

31 emojit e rinj do t’i bashkohen listëve e emojive në iOS 16.4 të Applet.