Tech

Krizë e madhe në tregun e telefonave

 

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, dërgesat globale të telefonave ranë për 18.3 për qind, me 300.3 milionë pajisje të dërguara, thuhet në raportin e IDC Smartphone Tracker të shtunën.

Të pesë markat më të mëdha në tregun e telefonave shënuan humbje dyshifrore në bazë vjetore krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021. Rezultatet e përmendura përfaqësojnë rënien më të madhe tre mujore që nga viti 2013.