Tech

Microsoft do të pushojë nga puna 11 mijë punëtorë

Microsofti planifikon të pushojë nga puna disa mijëra punëtorë, ndërsa disa pozicione në burimet njerëzore dhe inxhinieri do të eliminohen plotësisht, shkruan Bloomberg.

Largimet nga puna në Microsoft vijnë pas njoftimeve të ngjashme në gjigantët e teknologjisë Amazon dhe Meta, të cilët njoftuan pushime nga puna për shkak të rënies së kërkesës dhe përkeqësimit të perspektivës ekonomike.

Lëvizja e Microsoftit sugjeron që pushimet nga puna në sektorin e teknologjisë mund të vazhdojnë.

Microsoft do të pushojë nga puna pesë për qind të fuqisë punëtore, ose rreth 11 mijë punëtorë. Kompania ka gjithsej 221 mijë punonjës, nga të cilët 122 mijë janë në SHBA dhe 99 mijë në pjesën tjetër të botës.

Microsoft është nën presion për të ruajtur rritjen, pasi rënia e tregut të kompjuterëve personalë në tremujorët e fundit i ka sjellë probleme kompanisë.