Twitteri po i mohon pretendimet se të dhëna nga miliona llogari të përdoruesve janë keqpërdorur në periudha të caktuara muajve të fundit.
Siç raportoi BBC-ja të enjten, rrjeti social shkroi se s’ka prova që defektet u shkaktuan nga sistemi i tij dhe se të dhënat “nuk u përdorën nga keqpërdorues”.
Kompania për inteligjencën e krimit kibernetik, Hudson Rock, deklaroi se gjetjet e saj janë tjera nga ato të Twitterit, derisa bëri thirrje që të kryhet një hetim i plotë.
“U bëj thirrje studiuesve të sigurisë që të kryejnë një ekzaminim të plotë të të dhënave dhe të përjashtojnë përfundimin e Twitterit se një keqpërdorim nuk e ka origjinën nga serverët e tij”, deklaroi Alon Gal, bashkëthemelues i kompanisë
Në dhjetor të 2022-s, rregullatori kryesor i Komisionit të Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës, bëri të ditur se po hetonte një rrjedhje të të dhënave të lidhura me 5.4 milionë llogari.
Twitteri tha se kjo rrjedhje mund të ndërlidhet me një problem nga qershori i 2021-s, derisa insistoi se problemi nuk ishte fatal për të dhënat e përdoruesve.