Tech

Meta do të paguajë 725 milionë dollarë për ta zgjidhur një padi lidhur me Trumpin

Foto: AP
 

Korporata mëmë e Facebook, Meta, ka rënë dakord që të paguajë 725 milionë dollarë për të zgjidhur një padi që pretendon se platforma më e madhe e mediave sociale në botë ka lejuar që miliona të dhëna personale të përdoruesve të saj t'i jepeshin Cambridge Analytica, një firmë që mbështeti fushatën fitimtare presidenciale të Donald Trumpit në 2016.

Kushtet e marrëveshjes së arritur nga Meta Platforms, kompania Holding për Facebook dhe Instagram, u zbuluan në dokumentet gjyqësore të depozituara të enjten vonë, raportoi Associated Press të shtunën.