Mijëra përdoruesve të Twitterit të ndaluar më parë, duke përfshirë anëtarë të së djathtës ekstreme dhe përdorues që shpërndajnë dezinformata flagrante, kanë filluar t'u rikthehen llogaritë e tyre në platformë, sipas një analize të pavarur.
Rivendosja masive e llogarive vjen pasi pronari i ri, Elon Musk, tha në fund të muajit të kaluar se do të ofronte "amnisti të përgjithshme" për shumë njerëz që ishin hequr nga platforma.
Megjithatë, në ndjekjen e këtij angazhimi, Musk rrezikon të tjetërsojë më tej përdoruesit dhe reklamuesit e tjerë dhe të përkeqësojë shqetësimet midis grupeve mbikëqyrëse rreth rritjes së gjuhës së urrejtjes në platformën nën pronësinë e tij, raportoi CNN-i të enjten.
Ndër ato të pandaluara së fundmi janë një sërë llogarish të mëdha dhe të vogla, duke përfshirë përdoruesit që promovojnë NFT-të dhe kriptovalutat, përdoruesit që postojnë në Twitter rreth sporteve, dhe shumë përdorues që postojnë në gjuhë të tjera përveç anglishtes, sipas vëzhgimeve të CNN-it.
Por llogaritë e rivendosura përfshijnë gjithashtu figura të së djathtës ekstreme si Andrew Anglin, një supremacist i vetëshpallur që themeloi uebsajtin neo-nazist “The Daily Stormer”, dhe Patrick Casey, i cili është i lidhur me grupin e ekstremit të djathtë "America First" dhe u thirr nga komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të 6 janarit për përfshirjen e tij në trazirat e Kapitolit.
Një numër llogarish të restauruara ditët e fundit, duke përfshirë shumë me mijëra ndjekës, përdorën tëeet-et e tyre të para në vite për të falënderuar Muskun që i lejoi ata të riktheheshin në platformë, sipas një rishikimi të postimeve të tyre nga CNN. Disa gjithashtu filluan me shpejtësi të ndajnë teori konspirative për çështje të tilla si COVID-19 dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.