Tech

Alternativa e Twitterit arrin një milion përdorues

Descriptive Text

Që kur Elon Musku mori drejtimin e Twitterit, shumë nga përdoruesit e rrjetit janë zhvendosur në platforma të tjera të ngjashme. Një tjetër alternativë e Twitterit, e quajtur Hive, po sheh rritje të shpejtë të regjistrimit dhe tani ka një milion përdorues.

Hive nisi të tërheqë njerëzit edhe përpara se Musku të merrte drejtimin e Twitterit. Gjatë fundjavës, aplikacioni pa një tjetër rritje të përdoruesve. Aktualisht është një nga aplikacionet më të njohura në App Store dhe Google Play, sipas Sensor Tower.

Hive u themelua në vitin 2019 nga “Raluca”, dhe është një aplikacion që ndërthur konceptet e rrjeteve të ndryshme sociale, si Instagram apo Twitter.

Aplikacioni përmban një burim Home dhe komunitete të bazuara në tema të tilla si veturat, muzika, moda, udhëtimi, teknologjia, ‘memet’, kafshët shtëpiake, vepra artizanale dhe libra, ndër shumë të tjera. Ju mund të pëlqeni, komentoni dhe ripostoni përmbajtjen, si dhe të përdorni ‘hashtags’.

Hive përdor të njëjtin sistem të bazuar në ndjekës si Twitteri. Ju mund të zgjidhni ‘nicknamet’ tuaj, të shfaqni shenjën tuaj astrologjike dhe madje të shtoni këngët tuaja të preferuara në profilin tuaj.

Ndryshe nga shumica e rrjeteve sociale, Hive përdor një furnizim kronologjik në vend të algoritmeve për të personalizuar shfaqjen e përmbajtjes. Gjithashtu nuk fiton para nga reklamat.

Për momentin, Hive nuk është i disponueshëm në versionin desktop dhe mund të qaseni vetëm në pajisjet iOS dhe Android.