Tech

Kompania e kriptovalutave “FTX”, drejt falimentimit

Shkëmbyesi i kriptovalutës "FTX" ka paraqitur kërkesë për falimentim në SHBA, duke kërkuar mbrojtje nga gjykata, ndërsa kërkon një mënyrë për t’ua kthyer paratë përdoruesve.

Kompania tha se ish-shefi, Sam Bankman-Fried gjithashtu ka dhënë dorëheqjen si shef ekzekutiv, raportoi BBC-ja të premten.

Lëvizjet vijnë pas një javë trazirash të mëdha për kompaninë.

Në fillim të kësaj jave, klientët nxituan të tërhiqnin fondet e tyre pasi u përhapën thashethemet se FTX-in dhe firmat e tjera të kryesuara nga Bankman-Fried ishin në terren të lëkundur financiar.

Bankman-Fried u përpoq të organizonte një paketë shpëtimi, duke shpresuar që të blihej nga Binance, një rival dhe një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptomonedhave në botë. Por Binance u largua nga marrëveshja.

“Më vjen keq. Unë... duhej të kisha vepruar më mirë”, ka shkruar Bankman-Fried në Tëitter.

Procedura e falimentimit do të përfshijë FTX-in si dhe Alameda Research, një firmë tregtare e themeluar nga Bankman-Fried, dhe afërsisht 130 bashkëpunëtorë, sipas deklaratës së FTX-it të shpërndarë në Tëitter.