Tech

Teksasi padit Googlen për mbledhjen e të dhënave biometrike prej miliona njerëzve pa pëlqimin e tyre

Google

Teksasi ka ngritur një padi kundër njësisë Google, të kompanisë teknologjike Alphabet, nën dyshimin se ka mbledhur të dhëna biometrike të miliona njerëzve në këtë vend, pa pëlqimin e tyre, ka thënë të enjten zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, shkroi Reuters.

Sipas ankesës, kompanitë që operojnë në Teksas u është ndaluar për më shumë se një dekadë të mbledhin fytyrat, zërat apo edhe të dhënat tjera biometrike të njerëzve, pa pëlqim.

“Në kundërshtim të hapur ndaj këtij ligji, Google, të paktën që nga viti 2015, ka mbledhur të dhëna biometrike nga shumë njerëz në Teksas dhe ka përdorur fytyrat dhe zërat e tyre për t'i shërbyer qëllimeve komerciale të Googlet”, thuhet në ankesë.

Siç thuhet në deklaratë, mbledhja e këtyre të dhënave është bërë përmes produkteve si Google Photos, Google Assistant dhe Nest Hub Max.

Google tha se do të luftonte kundër padisë, duke shtuar se përdoruesit e shërbimeve kanë pasur mundësi të çaktivizonin funksionin e mbledhjes biometrike.