Tech

Gjykata franceze ul gjobën ndaj Applet nga 1.1 miliard euro në 372 milionë

Foto ilustrim
 

Një gjykatë franceze ka ulur gjobën kundër kompanisë Apple për sjellje të dyshuar kundër konkurrencës, nga 1.1 miliard euro sa ishte shqiptuar në 372 milionë, shkroi të enjten Reuters.

Gjoba fillestare ishte vendosur nga mbikëqyrësi antitrust i Francës në vitin 2020 nën dyshimet se Apple ka keqpërdorur fuqinë e saj si gjigant teknologjik sa i përket shpërndarjes dhe shitjes me pakicë.