Administrata Biden planifikon që muajin e ardhshëm t’i rrisë kufizimet e dërgesave amerikane të gjysmëpërçuesve në Kinë, shkroi të hënën Reuters.
Departamenti i Tregtisë synon të publikojë rregullore të reja bazuar në kufizimet eksporteve në fillim të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTri kompani amerikane - KLA, Lam Research dhe Applied Materials janë ato që do t’i rrisin kufizimet.
Këto kompani do të ndalojnë eksportin e pajisjeve për prodhimin e çipave në fabrikat kineze, përveç nëse blerësit marrin licencat e Departamentit të Tregtisë.
Siç raportohet, rregulloret mund të përfshijnë veprime shtesë kundër Kinës, si ndryshim të kufizimeve.
Këtë situatë janë duke e monitoruar kompani të mëdha si Dell Technologies e Intel.
Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Tregtisë, këto veprime po mendohet të merren për të mbrojtur sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe interesat e politikës së jashtme.