Tech

Parleri kthehet në Google Play Store

Rrjeti social amerikan, Parler, iu lejua rikthimi në Google Play Store, pasi ishte hequr për shkak të trazirave në Kongresin e SHBA-së, në vitin 2021.

“TechCrunch” shkroi të shtunën se aplikacioni që fitoi mbështetjen e përkrahësve të ish-presidentit Donald Trump, do të kthehet në mënynë për t’u shkarkuar.

Parler ishte larguar nga platforma me arsyetimin se gjatë trazirave në Capitol, u përdor për të përçuar dhunë dhe nxitje të sulmeve.

Rrjetit social iu bë e ditur t’i përmirësojë disa veçori, sidomos ato që përputhet me politikat e Play Stores.