Kompania Adidas ka prezantuar RPT-02 SOL, një palë kufje me bluetooth që mbushen përmes baterive diellore Exeger Powerfoyle, të cilat janë të vendosura direkt në kornizën plastike. Kufjet kushtojnë 230 dollarë, njoftoi “Gadgets 360”.
Kompania nuk përmendi nëse kufjet kanë teknologji aktive të anulimit të zhurmës në sfond, as ekzistencën e disa kodeve audio novatore.
Ajo që dihet deri më tash është se kufjet RPT-02 SOL kanë rezistencë ndaj ujit, një mikrofon dhe një portë USB-C si një zgjidhje rezervë për mbushje.
Në fakt, disa kompani kanë prezantuar tashmë kufje që mbushen nëpërmjet paneleve diellore dhe baterive (Urbanista dhe Blue Tiger).
Raportohet se teknologjia funksionon pa probleme, të paktën kur bëhet fjalë për pajisje të tilla me konsum të ulët.