Tech

Elon Musk shiti disa aksione të Teslas nga frika se mos duhej të blinte Twitterin

Shefi i Teslas, Elon Musk, shiti 7.9 milionë dollarë aksione në Tesla ditët e fundit, duke fituar 6.9 miliardë dollarë, shkruan Bloomberg.

Një seri dosjesh me Komisionin e Letrave me Vlerë zbuloi disa shitje nga e premtja deri të martën në mbrëmje.

Kjo është shitja e parë e aksioneve të Teslas nga Musk që nga prilli, kur ai shiti 9.6 milionë dollarë aksione, duke mbledhur 8.5 miliardë dollarë në atë kohë. Këto shitje të prillit erdhën menjëherë pasi Musku arriti një marrëveshje për ta blerë Twitterin për 44 miliardë dollarë.

Megjithatë, një muaj më parë, Musk njoftoi se nuk kishte në plan të vazhdonte me marrëveshjen e blerjes, duke pretenduar se menaxhmenti i Twitterit nuk kishte zbuluar informacione se sa llogari përdoruesish ishin të rreme dhe ‘spam’. Twitter ngriti një padi për ta detyruar Muskun të vazhdojë me marrëveshjen sipas kushteve të arritura në prill.

Shitja e aksioneve tregon se Musku mund ta humbasë atë rast. Ai u pyet në Twitter nëse kishte mbaruar shitjen e aksioneve, për të cilën ai u përgjigj "Po" dhe paralajmëroi mundësinë e detyrimit për ta blerë Twitterin.

Ai theksoi se është e rëndësishme që të mos ketë shitje urgjente të aksioneve të Teslas në rast se Twitteri e detyron atë ta blejë kompaninë dhe nëse kjo nuk ndodh, ai thotë se është i gatshëm t'i blejë aksionet e shitura.