Lojtarët e lojës elektronike, FIFA Mobile, të cilët preferojnë të menaxhojnë një ekip në vend që të kontrollojnë lojtarët, tani kanë një shans për ta bërë këtë, shkruan Bloomberg.
EA ka prezantuar një modalitet të ri të menaxherit, i disponueshëm në FIFA Mobile për pajisjet Android dhe iOS. Ky ‘mod’ është i përqendruar në strategji dhe taktika sesa në veprim. Lojtari zgjedh formacionin fillestar, përcakton taktikat në kohë reale (gjatë sulmit ose kundërsulmit) dhe lejon ekipin e tij të luajë ndeshjen.
Përditësimi i ri sjell përmirësime të portierëve, shton opsionet e ndërrimit të lojtarëve dhe ofron pajisje për 30 ekipe kombëtare dhe tashmë është në dispozicion të lojtarëve.