Tech

Androidi po fshin 17 aplikacione që vidhnin informacione personale

Përdoruesit e Androidit janë paralajmëruar për viruse online që mund të vjedhin informacione personale dhe bankare.

Hakerët po synonin llogaritë bankare të përdoruesve, shkroi The Sun të mërkurën.

Analistët e sigurisë kibernetike kanë publikuar një listë me 17 aplikacione që janë përdorur si karrem për përdoruesit që t’ua marrin informacionet e tyre.

Hakerët kanë gjetur mënyra që t’i ikin politikave të parandalimit nga kërcënimet në Google Play Store.

Viruset u aktivizuan vetëm pasi aplikacioni shkarkohej në telefon.

Aplikacionet e njohura që mbanin virusin e quajtur “DawDropper” janë fshirë nga Google Play Store. “DawDropper” ishte maskuar në aplikacione të rreme që reklamonin përgjues telefonatash dhe të tjera për Android.