Tech

Gjermania do që të bëhet e ditur kur përdoren filtra nëpër fotot në rrjete sociale

 

Zyrtarët gjermanë thanë se duan që reklamuesit dhe personat me ndikim në rrjetet sociale të etiketojnë çdo foto që ka përdorur të ashtuquajturat filtra bukurie, raportoi AP të shtunën.

Kritikët argumentojnë se filtrat, të cilët ofrojnë mënyra të thjeshta për të hequr njollat nëpër fytyrë, promovojnë standarde joreale të bukurisë, veçanërisht tek gratë dhe vajzat.