Zyrtarët gjermanë thanë se duan që reklamuesit dhe personat me ndikim në rrjetet sociale të etiketojnë çdo foto që ka përdorur të ashtuquajturat filtra bukurie, raportoi AP të shtunën.
Kritikët argumentojnë se filtrat, të cilët ofrojnë mënyra të thjeshta për të hequr njollat nëpër fytyrë, promovojnë standarde joreale të bukurisë, veçanërisht tek gratë dhe vajzat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia e lajmeve DPA citoi ministren për Barazi, Katharina Fegebank, duke thënë se mjetet digjitale nuk duhet të përcaktojnë se çfarë konsiderohet e bukur apo jo.
Shumica e zyrtarëve në Gjermani duan që qeveria federale të nxjerrë një legjislacion që do të kërkonte etiketimin e imazheve dhe videove ku filtrat e bukurisë janë përdorur për të përmirësuar fytyrën, lëkurën ose flokët e një personi.
Kjo do të zbatohej për reklamat komerciale dhe persona me ndikim me një numër të konsiderueshëm ndjekësish, citohet të ketë thënë Fegebank.