Rrjeti social Snapchat njoftoi se nga kjo javë do të nisë lansimi i opsionit Snapchat Plus, lloj abonimi që u mundëson përdoruesve veçori ekskluzive dhe qasje më të shpejtë.
Siç shkruan “The Verge” të mërkurën, çmimi mujor i këtij opsioni do të jetë 4 dollarë, derisa abonimi vlen më tepër për “përdoruesit që kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke komunikuar me miqtë në Snap”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIniciatori i këtij opsioni, Jacob Andreou, tha se kjo është përpjekja e parë reale e rrjetit social për të fituar të hyra pa reklama, ndonëse sipas tij, Snapchat Plus nuk do të jetë burim i madh i të ardhurave.
Fillimisht ky opsion do të jetë në fazë testuese. Veçoritë e tij janë logoja e re e rrjetit social e ruajtja e bisedave.