Apple pritet të lansojë disa pajisje të reja mes vjeshtës dhe fillimit të vitit 2023, sipas një raporti të Bloomberg.
Mark Gurman i Bloombergut thotë se Apple do të zbulojë katër iPhone 14, një set të ri iPad-ësh, tre orë Apple, disa Mac M2/M3, kufje AirPods Pro, një HomePod dhe një model të ri Apple TV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse Apple zbuloi dy Mac të rinj me procesorin flagship M2 në WWDC, Gurman thotë se çipi do të vijë në formën e M2 Mac Mini, M2 Pro Mac Mini, M2 Pro/M2 Max MacBook Pro 14 dhe 16.
Por ai thotë se edhe M3 është në zhvillim dhe do të vijë me MacBook Air 13 dhe 15 vitin e ardhshëm.
Në lidhje me iPhone 14, tashmë dihet se do të vinë disa modele këtë vit. Modelet Pro dhe Pro Max do të kenë çipin e ri të fuqishëm A16 dhe ekranet always-on.