Tech

Krijohet lëkura artificiale që mund të ndiej dhimbjet

Shkencëtarët britanikë thonë se kanë krijuar lëkurën e re elektronike që mund të ndiej dhimbjet dhe të mbajë mend edhe llojin e prekjeve. Lëkura artificiale është në fazat e hershme të zhvillimit, mirëpo shkencëtarët janë shprehur të bindur se në një të ardhme shumë të afërt, lëkura artificiale mund të përdoret për robotikë dhe mjekësi.

Industria robotike nuk njihej pothuajse fare para disa dekadash. Robotët jo vetëm që ecin, por tani mund të shohin dhe flasin.

Hulumtuesit italianë në Pisa ia kanë mundësuar robotit humanoid të quajtur Abel që të ketë disa shprehje fytyre në bazë të situatave. Tani shkencëtarët në Universitetin e Glasgow kanë krijuar një lëkurë artificiale, e cila është e ndjeshme në prekje dhe mund të ndiej dhimbjet. Ata kanë testuar lëkurën në krahun e një roboti.

Së pari lëkura nuk reagoi pas prekjes me objekt të mprehtë, por pastaj mëson të reagojë në formën e duhur. Hulumtuesit gjithashtu kanë testuar dorën me nivele të ndryshme të forcës.

Për të krijuar një lëkurë elektronike është proces i ngjashëm me lëkurën e njeriut, por duhen edhe transistorë nga nanotelat me oksid të zinkut që vendosen direkt në sipërfaqen plastike.

Pastaj lidhet transistori me sensorët e lëkurës në pëllëmbën e dorës së robotit. Kur preket sensori, ai regjistron ndryshimet në rezistencën e vet elektrike.Roboti mund t’i ndiej prekjet më të lehta deri ato më të rëndat.Qëllimi është që të imitohet mënyra se si punojnë neuronet në trupin e njeriut.

Ravinder Dahiya, profesor i elektronikës dhe nanoinxhinierisë thotë se lëkura artificiale funksionin në të njëjtën mënyrë si lëkura e njeriut.

“Sensorët e robotit konvertojnë të dhënat në shkëndija. Frekuenca e shkëndijave varet se sa shumë e shtypni lëkurën, kështu masa e forcës aplikohet në trupin robotik”, thotë Dahiya.

Mirëpo ka shumë mesazhe që procesori qendror nuk u përgjigjet me kohë. Lëkura e krijuar nga britanikët në Glasgou ka transistorë të vegjël të printuar. Këta transistorë mësojnë vazhdimisht dhe mbajnë mend prekjet.

Dahiya thotë se nëse i vendoset kjo lëkurë ndonjë roboti të avancuar që mund të lëvizë, flasë dhe shoh, rezultati do të jetë mbresëlënës.

“Transistorët janë në gjendje të mësojnë shumë shpejtë. Mirëpo nëse lidhim modalitetet e sensorëve, atëherë rezultati do të jetë edhe më i mirë sesa këto ditë”, thotë Dahiya.

Për shkak se lëkura artificiale reagon shpejt, ka pak vonesa, thotë Dahiya. Kjo do të thotë se lëkura mund të përdoret në mjekësi dhe edhe në kirurgji nga distanca.

“Në njëfarë mënyre, nëse ju shtypni dorë ne robotit me të njëjtën forcë vazhdimisht për një kohë të caktuar, roboti do ta dijë këtu dhe është një lloj force ndaj të cilës roboti mund të reagojë. Pra le të themi se roboti e kupton me kohë se është forcë e butë, për shembull kur dy miq shtrëngojnë duart, roboti do të reagojë normal. Mirëpo kur prekja bëhet me befasi, atëherë roboti nuk do ta dijë dhe do të reagojë krejt ndryshe”, ka thënë Dahiya.

Do të ketë disa prototipa të lëkurës artificiale para se një lëkurë e sofistikuar mjaftueshëm të prodhohet për industrinë robotike dhe mjekësinë.

Në një të ardhme të afërt, shkencëtarët britanikë janë të bindur se lëkura artificiale mund të ndihmojë që robotët të ndërveprojnë me botën njerëzore në mënyra komplekse.

{gallery}