Meta, Microsoft dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë, të cilët garojnë për të krijuar konceptin e ri “metaverse”, kanë formuar një grup për të nxitur zhvillimin e standardeve të industrisë, por duke mos e përfshirë Applen, shkruan të mërkurën Reuters.
Pjesëmarrësit në Forumin e Standardeve Metaverse përfaqësuan shumë nga kompanitë e mëdha që punojnë në hapësirë, nga prodhuesit e çipave deri tek ato të lojërave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë listën e anëtarëve mungon dukshëm Apple, kompani që pritet të bëhet lojtar dominues në garën për “metaverse” deri vitin e ardhshëm.
Apple nuk ka pranuar të komentojë lidhur me forumin e ri “metaverse”.
Prezantimi i një pajisjeje të mundshme nga Apple do ta vendoste këtë kompani në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Meta-n, e cila ka vënë në rrezik të ardhmen e saj duke investuar në emrin që lidhet me “metaversin”.
Termi “metaverse” nuk ka ende një kuptim të qartë, por se në shumicën e rasteve kuptohet si “hapësirë kibernetike”. Kur kompanitë flasin për “metaversin”, e karakterizojnë atë si realitet virtual.