Tech

Bitcoini shënon rritje

Bitcoini shënoi rritje rreth 7.6 për qind të dielën, duke kapur vlerën e 20.404 dollarëve, pas rënies nën këtë vlerë të shtunën, njofton Reuters të hënën.

Rritja e hovshme raportohet se ndodhi pas rritjes së investitorëve më pakicë, që blenë monedhën digjitale gjatë fundjavës, kur pak tregtarë punojnë.

“Disa blerës mendojnë se tani është mundësia e mirë për të hyrë në tregun e bitcoinit, sepse ai zbriti në një nivel afatshkurtër”, deklaroi Andreë Brenner, ekspert i politikave të monedhave digjitale.

Edhe monedha Ether shënoi rritje prej 13 për qind të dielën, duke i shkuar vlera në 1.131 dollarë, për dallim nga e shtuna kur ra në 993.

Rënia e bitcoinit të shtunën u konsiderua tronditje, pasi nuk kishte rënë nën këtë shifër që nga dhjetori i 2020-s. Vlera e saj ra në 19 mijë dollarë.