Çmimi i një Bitcoini ka rënë nën 20 mijë dollarë në valën e fundit të tronditjeve të tregut të kriptovalutave, për herën e parë që nga dhjetori i vitit 2020.
Të shtunën, kriptovaluta më e famshme u tregtua mbi 19 mijë dollarë, ndonëse njëherë ra edhe nën këtë shifër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBitcoini dhe kriptovaltuat tjera janë goditur nga disa faktorë ekonomikë së fundmi, përfshirë inflacionin në shifra rekorde dhe rritjen e normës së interesit në disa banka qendrore të botës.
Në nëntor, i gjithë tregu i kriptovalutave pati kaluar vlerën e 3 trilionë dollarëve, ndërsa tani ka vlerë rreth 884 miliardë dollarë.