Të paktën pesë punonjës u pushuan nga puna nga kompania e raketave “SpaceX”, pasi përpiluan një letër të hapur përmes së cilës kritikonon themeluesin e saj, Elon Musk, dhe u bënin thirrje drejtuesve në start-up për ta bërë kulturën e punës të kompanisë më gjithëpërfshirëse, sipas dy personave të njohur me këtë çështje, raportoi Reuters të premten.
New York Times raportoi të enjten se “SpaceX” kishte pushuar punonjësit e lidhur me letrën, duke përmendur tre punonjës me njohuri për situatën.
Ndërkohë Musku ka zhvilluar të enjten një bisedë me punonjësit e Twitterit, platformë të cilën ai synon ta blejë për 44 miliardë dollarë, dhe u ka përmendur atyre pushimet nga puna.