Kabllot optike nënujore mund të përdoren për të zbuluar tërmetet dhe tsunamit, si dhe monitorimin sesi ndryshimi klimaterik ndikon në rrymat oqeanike, shkruan Bloomberg.
Këto kabllo mund të përdoren si censorë, ndërsa shkencëtarët testuan teknikën në një lidhje optike mes Britanisë dhe Kanadasë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke qenë se instalimi i censorëve në tabanin e oqeanit është shumë i kushtueshëm, vetëm pak ekzistojnë në mbarë botën, thonë shkencëtarët.
70% e sipërfaqes së Tokës është ujë, por të gjitha stacionet sizmike janë në tokë sepse është shumë e vështirë dhe e kushtueshme të instalohen censorë të përhershëm në tabanin oqeanik.
Por me qindra kabllo optike në fund të oqeaneve që formojnë internetin global janë një mundësi e madhe. Përllogaritet se 430 të tillë janë rreth e qark botës me gjatësi prej 1.3 milionë kilometër.
Dridhjet, presioni dhe ndryshimet e temperaturës ndikojnë në shpejtësinë e dritës e cila udhëton nëpër kabllo në nivele shumë të ulëta. Por hulumtuesit thanë se kishin arritur të identifikonin tërmete duke përdorur një kabllo optike 5.860 km që lidh Kanadanë me Britaninë.
Teknika hap mundësi të shumta përdorimi siç është monitorimi i rrymave oqeanike apo për të parë sesi ndryshimi i temperaturës globale ndikon në tabanin oqeanik.