Tech

Google njofton se llogaria e saj bankare ruse është konfiskuar

Autoritetet ruse kanë konfiskuar të mërkurën llogarinë bankare të Googlet në Rusi, raportoi Reuters.

Me sekuestrimin e llogarisë është bërë i pamundur funksionimi i zyrës ruse të Googlet, ka njoftuar një zëdhënës i kompanisë, pasi dega ruse e Googlet deklaroi synimin e saj për të paraqitur falimentimin.

"Google Rusia ka publikuar një njoftim me qëllimin për të paraqitur falimentimin”, ka thënë zëdhënësi.

Rusia ka kufizuar qasjen në disa prej rrjeteve sociale si Twitter, Facebook dhe Instagram në fillim të muajit mars, ndërsa në prill është zotuar se do të ndëshkojë Googlen për mbylljen e rrjeteve të financuara nga shteti rus në mbarë botën.