Tech

Pezullohet përkohësisht blerja e Twitterit nga Elon Musku

Twitteri ia vështirëson Elon Muskit blerjen e platformës
Foto: AP
 

Themeluesi i Teslas, Elon Musk ka thënë se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitterin është pezulluar përkohësisht pasi ai pyeti për numrin e llogarive false ose spam në platformën e mediave sociale.

Musku ka thënë se po priste informacione "që mbështesin llogaritjen se llogaritë ‘fake’ përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve".