Rregullatorët e tregut global pritet të lansojnë një organ të përbashkët brenda vitit të ardhshëm për të koordinuar më mirë rregullat e kriptomonedhave, ka thënë zyrtari i lartë mbikëqyrës, Ashley Alder, njoftoi të enjten Reuters.
Alder, i cili është kryetar i Organizatës Ndërkombëtare të Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO), ka thënë se autoritetet deri tani kanë qenë të fokusuara te bitcoini si monedhë digjitale, por se tani duhet të adresohet çdo rrezik që vjen nga kriptovalutat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Rreziqet që duhet të adresojmë janë të shumëfishta dhe është shprehur shqetësim i madh për kriptot gjatë bisedave në nivel institucional”, ka thënë Alder gjatë një konference online të organizuar më 12 maj.
Ai përmendi sigurinë kibernetike, qëndrueshmërinë operacionale dhe mungesën e transparencës në botën e kriptove si rreziqet kryesore në të cilat rregullatorët kanë mbetur prapa.
Alder shtoi se një grup global që përpiqet të harmonizojë rregullat e kriptos është më se i nevojshëm.