Tech

Gjigantët e teknologjisë planifikojnë heqjen e fjalëkalimeve për kyçje në aplikacione

 

Gjigantët e teknologjisë Apple, Google dhe Microsoft kanë njoftuar se duan të eliminojnë përgjithmonë nevojën për të vërtetuar shërbimet digjitale me anë të fjalëkalimeve (password).

Sipas raportit vjetor për shkeljet e të dhënave kibernetike, 80% e tyre shkaktohen ende nga fjalëkalime të pasigurta dhe kredenciale të dobëta.