Kompania e pajisjeve teknologjike, Samsung, kërkoi falje për një reklamë ku shihet një grua që ngrihet në orën 02:00, për të vrapuar e vetme nëpër rrugët e qytetit, raportoi BBC-ja të enjten.
Reklama u kritikua nga disa grupe të grave, duke nxitur diskutimet për sigurinë e grave në rrugë. Samsungu deklaroi se nuk ishte qëllim i kompanisë “të mos ishte e pandjeshme ndaj bisedave rreth sigurisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesazhi i reklamës është “festimi i individualitetit dhe liria për të ushtruar në çdo orë”, i prezantuar nga vajza që vrapon dhe një buf.
Grupi i grave “Reclaim These Streets”, nuk e konsideroi të duhur mesazhin, duke përmendur rastin e vrasjes së një gruaje derisa po vraponte e vetme në Irlandë.