Platforma për muzikë, Spotify e mbylli tremujorin e parë të vitit 2022 me 182 milionë abonentë me pagesë, një rritje me 15% krahasuar me një vit më parë, por më pak sesa pritej nga analistët, shkruan Bloomberg.
Por kompania ka thënë se kjo erdhi si rezultat i largimit nga Rusia dhe humbjes së 1.5 milionë abonentëve për shkak të saj.
Të ardhurat nga abonimet ishin 2.38 miliardë euro, ose 23% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Në tërësi, platforma numëron 422 milionë përdorues aktivë në ditë dhe katër milionë podcaste. Në tremujorin e dytë të vitit 2022, kompania pret që numri i përdoruesve aktivë të arrijë në 428 milionë dhe 187 milionë abonentë me pagesë.