Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SHBA-ja me plan kundër keqpërdoruesve të dronëve

dronet, lajmet teknologjike, teknologjia,

Foto: Ilustrim

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Kongresit ta zgjerojë autoritetin e qeverive federale për ta kundërshtuar përdorimin “e dëmshëm” të dronëve, pas ngritjes së shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Siç raporton “The Washington Post” të martën, Shtëpia e Bardhë publikoi një plan veprimi për zgjerimin e agjencive që mund të gjurmojnë dhe monitorojnë dronët që fluturojnë në hapësirën e tyre ajrore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëpërmjet planit u bë thirrje që të krijohen qendra trajnimi për t’i përgatitur ekspertët t’i luftojnë “qëllimkëqijtë” e dronëve.

Ky investim vjen pas Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se mbi 2 milionë dronë do të jenë në qarkullim në SHBA deri në vitin 2024.

Ky plan parashihet të realizohet në bashkëpunim edhe me departamentet e sigurisë kombëtare, drejtësinë, mbrojtjen dhe Inteligjencën. Autoriteti për mbikëqyrjen e operimit të dronëve synon ta zgjerojë punën në infrastrukturën lokale dhe regjionale.