Rrjeti social “Reddit” vendosi që pas 17 vjetësh t’i bëjë komentet pjesë të platformës kërkuese. Nga tani, përdoruesit mund t’i kërkojnë dhe t’i gjejnë edhe komentet që janë bërë nga përdoruesit, pos postimeve, shkroi “moneycontrol”.
Vitin e kaluar u bë një anketë për këtë çështje dhe doli se përdoruesit kanë nevojë të madhe që edhe komentet të kërkohen dhe të gjenden si postimet e zakonshme.
Redditi aplikoi një testim të kufizuar të funksionalitetit për 26 mijë përdorues. Gjithashtu, një ndryshim i rrjetit social u bë edhe në përmbajtjen e postimeve. Tani prioritet në gjetjen më të lehtë do të jetë përmbajtja dhe tema.