Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

32-vjeçari, dikur i varur nga video-lojërat: E mendoja vetëvrasjen

Cam Adair e kishte kuptuar se vuante nga varësia ndaj video-lojërave kur mendonte t’i jepte fund jetës së tij.

“Kam luftuar me të për 10 vjet. E lashë shkollën e mesme, kurrë nuk shkova në fakultet dhe pretendoja se kisha punë për të mashtruar familjen time”, rrëfen 32-vjeçari nga Kanada.

Ai ka treguar se varësinë ekstreme e kuptoi kur la një shënim duke paralajmëruar vetëvrasjen.

“Pikërisht atë natë e kuptova se kisha nevojë për ndihmë. Tash e 3.860 ditë nuk luaj.”

Adairi ka themeluar një organizatë të quajtur “Game Quitters” me qëllim që t’u dalë në ndihmë personave të varur ndaj lojërave online.

Kjo organizatë numëron më tepër se 75 mijë anëtarë mbarë globin.

Edhe 43-vjeçari rrëfen për sfidat e abuzimit me substanca narkotike SOT 11 muaj më parë 43-vjeçari rrëfen për sfidat e abuzimit me substanca narkotike

“Pandemia më bëri që të kaloja kohë më tepër se zakonisht në Twitch (transmetues i drejtpërdrejtë që fokusohet tek njerëzit që luajnë video-lojëra dhe Youtube”, tha ai, shkruan BBC.

“Pjesa më e madhe e atyre përmbajtjeve ishin transmetuesh lojërash dhe lojëra online, që të dyja ishin nxitëse të forta për ta përsëritur lojën. Fatmirësisht ia dola të qëndroja larg këtyre, duke mos iu rikthyer.”