Tech

TikToku fshin miliona video brenda pak muajve

Brenda tre muajve të vitit të kaluar, rrjeti social TikTok i ka fshirë nga sistemi 80 milionë video që i kishin thyer rregullat.

Nëpërmjet përdorimit të inteligjencës artificiale, në bashkëpunim me moderimin fizik, TikToku "me shpejtësinë e dritës" po i fshinë pamjet që janë kundër rregullave të rrjetit social, ende pa u shpërndarë te masa.

Siç raportoi BBC-ja të enjten, edhe rrjetet e tjera sociale po e përdorin të njëjtën strategji, me qëllim të ndaljes së përmbajtjeve që përçon mesazhe të dhunës apo kriminale.

Por, një çështje e tillë ka hapur diskutimin nëse duhet të fshihen edhe pamjet nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi pamje të shumta po publikohen nga të dy taboret.

Pamje të tilla kanë marrë miliona shikime e po ashtu miliona pëlqime.