Platforma muzikore Spotify ka pezulluar shërbimet në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka konfirmuar një zëdhënës për The Guardian të premten.
Sipas Spotify, ligji i ri nga parlamenti rus vë në rrezik sigurinë e punonjësve të kompanisë e edhe të dëgjuesve të tyre.
“Pasi kemi shqyrtuar me kujdes opsionet tona dhe rrethanat aktuale, kemi ardhur në vendimin e vështirë për të pezulluar plotësisht shërbimin tonë në Rusi”, thuhet në njoftimin e Spotify.
Spotify ndoqi rrugën e njëjtë me shumë kompani perëndimore – duke përfshirë Apple, H&M, Mastercard, Netflix, Unilever, Visa dhe të tjera – për të pezulluar ose larguar operimin në Rusi pas fillimit të luftës në Ukrainë.