Microsofti ka bërë të ditur të premten se do të pezullojë "të gjitha shitjet e reja të produkteve dhe shërbimeve të Microsoft në Rusi".
Në një postim në internet, presidenti i Microsoftit, Brad Smith, shkroi se kompania gjithashtu "po ndalon shumë aspekte të biznesit tonë në Rusi në përputhje me vendimet e sanksioneve qeveritare".
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse pezullimi i shitjeve ishte rezultat i drejtpërdrejtë i respektimit të sanksioneve.
Kompania ka shtuar se ajo gjithashtu vazhdon të ofrojë ndihmë për sigurinë kibernetike për Ukrainën dhe "së fundmi" ndihmoi në mbrojtjen e vendit kundër një sulmi kibernetik që synonte një "transmetues të madh ukrainas".
“Ekipi i sigurisë kibernetike i Microsoft-it ka ndihmuar në përgjigjen ndaj sulmeve kibernetike që synojnë më shumë se 20 qeveri të Ukrainës, IT dhe organizata të sektorit financiar", shkroi Smith.