Llogaritë e mediumeve shtetërore ruse, si dhe përmbajtja e lidhur me faqet e tyre, do të degradohet nëpër platformat e Meta’s nëpër botë, ka njoftuar kompania të martën, raporton BBC.
“Mund ta konfirmojë se po degradojmë në Facebook e Instagram përmbajtjen e mediumeve ruse të kontrolluara nga shteti, e po e bëjmë më të vështirë që të gjenden nëpër platformat tona”, ka thënë Nick Clegg, presidenti i Meta’s për çështje globale.
Lëvizja për të aplikuar kufizime në algoritëm për mediumet e mbështetura nga shteti rus i pasojnë lëvizjeve të ngjashme të aplikuara nga Twitteri të hënën. Këto vijnë pas thirrjeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian ndaj platformave të teknologjisë që të bëjnë më tepër për të mbajtur përmbajtjen larg përdoruesve.