Tech

Facebooku do të bëjë ndryshim në fotot e profilit të miliarda përdoruesve

Gjigandi i rrjeteve sociale Facebook po bën ndryshime në fotot e profilit, dhe nëse nuk veproni tani, do të zgjidhet një foto e re për ju nga vetë kompania.

Kjo për shkak se Facebook do të heqë qafe plotësisht videot e profilit, duke filluar nga 7 shkurti.

Në vend të kësaj, 2.9 miliardë përdorues të faqes do të jenë në gjendje të përdorin vetëm një imazh tradicional.

Ata që aktualisht kanë një video profili duhet ta heqin atë pas datës së fundit të caktuar, dhe do ta zëvendësojnë me një foto nga videoja, derisa të vendosin të ngarkojnë diçka tjetër.

Videot e profilit u prezantuan në vitin 2015 për të sjellë pak argëtim në faqet e njerëzve në formën e një klipi 7 sekondash.

Mirëpo Facebooku tashmë ka hequr në heshtje mundësinë për të ngarkuar një video të re të profilit.

Një pamje e ekranit e shpërndarë nga eksperti i mediave sociale Matt Navarra paralajmëron përdoruesit se "videot e profilit do të zhduken së shpejti".

Nuk është e qartë pse Facebooku ka vendosur të heqë dorë nga funksioni, por zakonisht vjen si pasojë e mungesës së popullaritetit.

Në vitet e fundit, kornizat me tematikë janë bërë një pajisje më popullore në platformë.