Në panairin ”Consumer Electronic Show”, që po mbahet në Las Vegas, kompanitë Qualcomm dhe Microsoft njoftuan për një bashkëpunim për të zhvilluar produkte dhe shërbime kushtuar Metaversit, rrjet 3D i botës virtuale.
Ideja e një platforme të realitetit virtual dhe të shtuar për komunikim e argëtim, e paraqitur në fund të 2021 nga Mark Zuckerberg, ngjalli interes të ri për projektet e reja dhe ekzistuese të të mëdhenjve të teknologjisë së lartë.
Qualcomm dhe Microsoft do të bashkëpunojnë në mënyra të ndryshme, duke filluar me furnizimin e çipave të projektuar posaçërisht për syzet dhe shikuesit e ardhshëm të realitetit të përzier, të ndërtuara nga Microsoft dhe partnerët e tij.
“Ky bashkëpunim pasqyron angazhimin tonë të përbashkët por të përshpejtuar Metaversin”, tha Hugo Swart, nënpresident dhe menaxher i përgjithshëm i Qualcomm Technologies. /ata