Tech

Paralajmërohet kamera më e veçantë e telefonave deri tash

 

Kompania teknologjike, Oppi, ka publikuar një video të shkurtër paralajmëruese të një dizajni të kamerës që s’është parë më herët te telefonat e mençur. Kamera me objektiv që tërhiqet vetë brenda shihet se si funksionon në një video të shkurtër.

Aty tregohet se mekanizmi i kamerës është rezistent ndaj ujit dhe nëse objektivi del jashtë, sapo që telefoni rrëzohet, objektivi futet brenda.