Tech

Trump mbledh një miliard dollarë për platformën personale sociale

 

Trump Media & Technology Group (TMTG) dhe kompania partnere ”Digital World Acquisition” njoftuan se disa investitorë të paspecifikuar institucionalë janë zotuar të paguajnë një miliard dollarë për start-up-in me të cilin manjati synon të nisë, në fillim të vitit të ardhshëm, një platformë të re sociale e quajtur ”E vërteta sociale”, pasi u ndalua nga Twitter, Facebook dhe Youtube për mesazhet e tij nxitëse lidhur me sulmin në Capitol Hill.

Shuma do të jetë shtesë e 293 milionë dollarëve të mbledhura nga ”Digital Word” me një IPO në shtator.